Milani humbet një tjetër yll, Barcelona ka arritur marrëveshjen me mesfushorin

E ardhmja e Franck Kessie duket gjithmonë e më larg Serie A dhe Milanit. Mediat spanjolle konfirmojnë se mesfushori, të cilit i skadon kontrata me kuqezinjtë qershorin e ardhshëm, është një nga objektivat kryesorë të Barcelonës.

Sipas Catalunya Ràdio, lojtari do të jetë i lirë verën e ardhshme dhe tashmë ka një marrëveshje mes palëve, që Kessie të transferohet në Barcelonë vitin e ardhshëm.

Për momentin nuk ka një njoftim zyrtar, por sipas mediave spanjolle është arritur një marrëveshje verbale mes palëve dhe flitet se Kessie do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, ku do të përfitojë 8 milion euro në sezon plus bonuse.

Edhe Tottenham dhe Paris Saint-Germain synojnë mesfushorin e Milanit, por tashmë duket se e ardhmja e Kessie është vendosur. / Oversport.tv