Pas polemikave të mëdha në lidhje më çmimet fillestare të biletave për ndeshjet e Ligës së Kampioneve dhe reagimit të klubit përmes një letre të hapur të administratorit Gazidis, Milani do të rinxjerrë në shitje biletat e Champions-it në 10 shtator, por tashmë me çmime më të ulta.
“Një listë e re çmimesh, me një ulje domethënëse, që do të favorizojë tifozët për të ndjekur ndeshjet. Çmimet do të fillojnë nga 39 euro për të abonuarit e sezonit 2019-2020”-shkruhej në faqen zyrtare të klubit kuqezi. /Oversport.tv