Milani kërkon me çdo kusht mesfushorin francez, ja plani i kuqezinjve

Largimi i Houssem Aouar nga Lyoni në fundin e sezonit duket i sigurt. Kontrata e mesfushorit skadon në verë dhe shumë ekipe janë në luftë për kartonin e tij, midis tyre edhe tre klube nga Serie A.

Një prej tyre është edhe Milani që ka përgatitur një plan konkret për mesfushorin e lindur në vitin 1998. Drejtuesit kuqezi kërkojnë ta afrojnë që në merkaton e janarit Aouar, për të shmangur konkurrencën e Juventusit dhe Romës.

Kampionët në fuqi të Italisë po mendojnë të ofrojnë në formë huazimi Yacine Adli drejt Lyon, si dhe të paguajnë 8 milionë euro në janar për të siguruar shërbimet e Auar. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport” pritet të ketë një takim në ditët në vazhdim mes palëve për të gjetur gjuhën e përbashkët. /oversport.tv

Foto: Olympique Lyonnais – OL, Facebook