Milani konfirmon zyrtarisht dëmtimin, Simon Kjaer humb sezonin

Simon Kjaer do të mungojë për të paktën 6 muaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqezi nëpërmjet një deklarate në faqen e saj zyrtare.

Sipas asaj që njofton klubi, Kjaer iu nënshtrua sot analizave të gjurit të majtë, ku u konfirmua dëmtimi i tij në ligament. Operacioni që ai zhvilloi në klinikën La Madonnina rezultoi i suksesshëm.

Kështu, në fund të shkrimit, ata zbuluan edhe kohën e rikuperimit. Sipas specialistëve të Milanit, Simon Kjaer do të jetë në gjendje të kthehet në fushën e blertë pas 6 muajsh. Kjo do të thotë që mbrojtësi kuqezi, humb sezonin që në javën e 15-të. /oversport.tv