Milani likuidon Venezian dhe i përgjigjet Interit, Empoli kthen në origjinë Cagliarin

Millani i përgjigjet Interit, pasi ia ka dalë të fitojë në shtëpi kundër Venezias me rezultatin e pastër 2-0. Po njëlloj ka bërë edhe Empoli kundër Cagliari, në ndeshjen tjetër të mbrëmjes në Serie A.

Për të mbetur te dueli i luajtur në San Siro, pjesa e parë nuk kishte ritmin e duhur për Milanin, që rrezikoi të shënonte me Kalulu dhe Rebic.


LEXO EDHE
Juventusi fiton më në fund, Spezia e bën me zemër! Salernitana bllokadë ndaj Verona


Zgjidhja erdhi nga stoli, pasi Theo Hernandez dha një asist perfekt për Brahim Diaz në golin e avantazhit, ndërsa më pas shënoi edhe golin e sigurisë pasi kishte kërcënuar më parë portën e Venezia.

NDESHJA TJETËR – Empoli ka rikthyer Cagliarin në origjinë, pasi e ka mposhtur në shtëpinë e vet me rezultatin e pastër 2-0. Këtë herë Ismajli dhe Bajrami e nisën nga stoli dhe u aktivizuan në pjesën e dytë.

Empoli e zhbllokoi ndeshjen pas rreth gjysmë ore loje me anë të Di Francesco, kurse në pjesën e dytë Stulac “arkivoi” fitoren me golin e dytë. Tashmë Empoli numëron 6 pikë në klasifikim, pasi më parë kishte mundur vetëm Juventusin.

SERIE A – JAVA 5

Milan-Venezia 2-0
Shënues:
Diaz 68’, Hernandez 82’

Cagliari-Empoli 0-2
Shënues:
Di Francesco 29’, Stulac 69’

/ oversport.tv