Milani mendon për të ardhmen, nga Lille pritet të vijnë 2 lojtarë

Milani po mendon që tani për sezonin e ardhshëm. Sido që të përfundojë lufta për titullin kampion me Interin dhe Napolin, klubi kuqezi e ka tashmë thuajse të sigurtë pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi diferenca me vendin e pestë është e konsiderueshme.

Të ardhurat e përfituara nga UEFA i japin mundësinë Maldinit dhe Massaras të konkretizojnë operacionin që kanë ndërtuar prej kohësh, madje në Angli janë të sigurtë, që është arritur marrëveshja me Lille për goditjen e dyfishë: Botman-Renato Sanches.

Për mbrojtësin holandez Milani do të paguajë rreth 30 milionë euro, ndërsa për Renato Sanches, që shihet si zëvendësuesi i Kessie në mesfushë janë gati 18 milionë euro. / Oversport.tv

Foto: LOSC Twitter