Milani i ka në fokus të rinjtë dhe së fundmi ka arritur marrëveshjen për nënshkrimin e një kontrate të re deri më 30 qershor 2026 me sulmuesin e datëlindjes 2003, Marco Nasti.
I riu ka mbërritur në zyrat e klubit dhe do të nënshkruaje e më pas do të vijë edhe njoftimi nga klubi i Milanit për marrëveshjen e bërë.
Nasti është shënuesi më i mirë te të rinjtë e drejtuar nga Federico Giunti, teksa në kampionat ka shënuar 12 gola në 18 ndeshje dhe ka asistuar 6 herë.
Nasti numëron edhe dy gola të tjerë, në Kupën e Italisë dhe në Uefa Youth League. Paraqitjet e tij bëjnë që Milani të ketë besim tek ai, ndaj edhe i kanë ofruar kontratë të re. / oversport.tv
#Calciomercato | .@acmilan, rinnovo fino al 2026 per il giovane #Nasti. L'arrivo in sedehttps://t.co/84PKFSlX2v
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) April 14, 2022