Milani mendon për të ardhmen, sulmuesi anglez në radarët e kuqezinjve

Merkato verore po afron dhe Milani është vënë në lëvizje për të përforcuar repartin e sulmit. Bordi i italianëve pëlqen shumë sulmuesin e Arsenalit, Reiss Nelson.

Kontrata e 23-vjeçarit Reiss Nelson, me skuadrën e Arsenal është pranë përfundimit. Klubi londinez akoma nuk ka arritur një marrëveshje për një kontratë të re pavarësisht raportimeve se lojtari ‘do të donte’ të qëndronte.

Maldini-Massara nuk duan ta humbasin një mundësi të tillë dhe janë vënë në lëvizje. Gjigantët italianë kanë prioritet nënshkrimin e një sulmuesi në merkaton e verës, pasi kërkojnë të zëvendësojnë Ibrahimovic dhe Origi. Por edhe e ardhmja e pasigurt e Rebic, De Ketelaere dhe Leao shfaq pasiguri tek bordi drejtues i kuqezinjve dhe Nelson mund t’i përshtatet skemave të Piolit pasi ai ka treguar një formë mjaft të mirë këtë sezon pavarësisht minutave të pakta.

Një lojtar mjaft i mirë dhe teknik që nuk është pa arsye në radarët e Milanit, por për shkak të formës së jashtëzakonshme të Martinelli dhe Saka, 23-vjeçari është lënë në hije nga Mikel Arteta. /oversport.tv

Foto: @reissnelson Instagram