Milani mund të “shpëtojë” nga Castillejo, CSKA e pret në Rusi

Samu Castillejo u la jashtë listës së Champions League nga Milani dhe duket se diçka e tillë nuk ka ndodhur rastësisht.

Sulmuesi anësor me shumë mundësi do ta vazhdojë karrierën në Rusi dhe drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara, ka konfirmuar interesimin e CSKA Moscow.

“Ka vërtetë interes nga CSKA dhe nuk mund të them më shumë”, është shprehur Massara për Sport24.

Thuhet se Castillejo po merret me procedurat e vizës dhe më 7 shtator mund të jetë në Rusi.

Te CSKA ai do të kalojë në huazim, ndërkohë që mund të ketë një klauzolë për ta blerë për 8 deri në 10 milion euro. / oversport.tv