Milanit i është dashur të shkojë në shtesë për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Italisë, pasi ndaj Genoa koha e rregullt përfundoi 1-1 dhe më pas kuqezinjtë realizuan edhe dy gola dhe u kualifikuan me rezultatin 3-1.
Kuqezinjtë e nisën në sulm dhe Krunic u ndal nga trau pa u bërë pesë minuta lojë. Gjithsesi ishte Genoa e Shevchenko që shtangu Milanin me Ostigard në minutën e 17-të.
Milanit i mungoi qartësia dhe në 45 minutat e para nuk mundi të shënonte. Olivier Giroud ishte ai që vendosi baraspeshën në minutën e 74-t të ndeshjes. 1-1 në 90 minuta dhe në shtesë Milani duhet të shënonte me çdo kusht.
Ia doli dhe fillimisht ishte Leao ai që përmbysi rezultatin, kurse Saelemaekers e futi e kasafortë kualifikimin me golin e tretë. Në çerekfinale Milani përballet me fituesin e çiftit Lazio-Udinese.
Kupa e Italisë (1/8 e finaleve)
Milan-Genoa 3-1
Shënues: Giroud 74′, Leao 102′, Saelemaekers 112′ / Ostigard 17′
/ oversport.tv