Milani ndryshon ofertën për Pulisic, tashmë ylli i Chelsea është më pranë

Milani po e kërkon me ngulm Christian Pulisic dhe kërkon ta afrojë në skuadër sa më parë. Pioli është “fiksuar” me lojtarin amerikan dhe i ka kërkuar drejtuesve të lëvizin sa më shpejtë në këtë drejtim.

Një kërkesë e dëgjuar nga Furlani që ka intensifikuar edhe më shumë diskutimet me drejtuesit e Chelsea. Madje ai i ka bërë një ofertë të dytë zyrtare “Bluve të Londrës”, ndjeshëm më të mirë se ajo e para.

Nga 14 milionë euro që ishte oferta e parë, tani kuqezinjtë janë ndalur në shifrën e 22 milionë eurove. Megjithatë, nga ende distancë mes palëve duke parë se Chelsea kërkon të paktën 25 milionë euro për të lënë të lirë yllin amerikan. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook