Milani në alarm para Romës, edhe tre lojtarë me Covid-19

Milani në alarm para ndeshjes me Romën. Pas portierit Ciprian Tatarusanu, edhe tre lojtarë të tjerë kanë dalë pozitivë me Covid-19.

Klubi kuqezi nuk i ka zbuluar emrat e futbollistëve që janë të infektuar, por dyshimet janë për Tomori, Romagnoli dhe Castillejo.

Akoma nuk ka asgjë të konfirmuar, por pritet që gjithçka të sqarohet nesër me publikimin e listës së lojtarëve të grumbulluar.

Të gjithë futbollistët dhe stafi pritet të kryejnë tamponët sërish, për të parë nëse ka ndonjë tjetër të infektuar. / oversport.tv