Milani në kërkim të një mbrojtësi, emri më i ri ndodhet te Tottenham

Milani është ende në kërkim të një mbrojtësi për të zëvendësuar të dëmtuarin Simon Kjaer. Maldini ka kohë që po punon për këtë objektiv, por ende nuk ia ka dalë dot që të konkretizojë një afrim.

Megjithatë, Tuttosport ka hedhur dritë mbi një tjetër emër që mund t’i afrohet kuqezinjve. Ai vjen nga Premier League dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e Tottenham, Japhet Tanganga. 22-vjeçari është në radarët e Milanit të cilët kanë kërkuar më shumë informacion te ekipin i Tottenham.

Gjithmonë sipas Tuttosport, problemi i vetëm për sa i përket kësaj alternative është çmimi i lartë i vendosur nga londinezët. Ata kërkojnë 25 milionë euro për shitjen e qëndërmbrojtësit, ndërkohë që nuk pranojnë të negociojnë për një huazim. /oversport.tv