Milani në merkato që tani, zbulohen dy objektivat e kuqezinjve

Milani futet në garë për yllin e Club Brugge, Noa Lang. Kuqezinjtë kanë shprehur interesin për 22-vjeçarin, pas të cilit ndodhet edhe Arsenali.

Këtë sezon fantazisti holandez numëron katër gola dhe katër asistime në 13 ndeshje. Sipas La Gazzetta dello Sport, Club Brugge e vlerëson lojtarin rreth 40 mln €.

Ditën e martë, agjenti i Lang është takuar me drejtuesit e Milanit në selinë e klubit. Mbetet për t’u parë edhe qëndrimi i klubit belg, nëse do ta shesë apo jo yllin e tyre në merkaton e janarit.

Gjithashtu, ky agjent përfaqëson edhe Yari Verschaeren. Një tjetër lojtar i monitoruar nga gjigandët italianë dhe i diskutuar në takimin e djeshëm.

Verschaeren, 20 vjeç, është nën kontratë me Anderlecht deri në qershor të vitit 2024, ndërsa kontrata e Lang me Club Brugge përfundon në qershor të vitit 2025. / oversport.tv