Milani në sulm që tani, nisin tratativat për rinovimin me Simon Kjaer

Milani i ka idetë e qarta dhe ka nisur nga puna për rinovimet e kontratave me lojtarët që dalin të lirë verën e ardhshme.

Simon Kjaer është kthyer në një lider dhe në kampin kuqezi kanë nisur lëvizjet e para për ta bindur danezin që të nënshkruajë marrëveshjen e re.

Milani i ofron një kontratë 2-vjeçare mbrojtësit të qendrës dhe mbetet të shihet nëse ai do ta pranojë.

Klubi Italian së fundmi ka hasur probleme për rinovimin me Kessie, pasi kërkesat e tij financiare janë goxha të larta.

Pas largimeve të Donnarumma dhe Calhanoglu si lojtarë të lirë, te Milani nuk duan që të ndodhë e njëjta gjë edhe me “bishën” e mesfushës. / oversport.tv