Milani nuk e ka harruar Kolo Muanin, Maldini takohet me agjentin e sulmuesit

Pa Ibrahimovic të dëmtuar, Pioli kërkon dikë që të shënojë gola për Milanin e tij. Leao (rikthehet në 6 janar), Rebic dhe Pellegri (rikuperohen më vonë) bëjnë pjesë në listën e të dëmtuarve dhe kjo detyron drejtuesit e klubit që të rikthejnë vëmendjen tek Randal Kolo Muani.

23-vjeçari që aktivizohet tek Nantes, që ishte një objektiv që në verën e kaluar, ka shënuar 6 gola në 17 ndeshjet që ka zhvilluar deri tani në Ligue 1.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, Maldini ka takuar kohët e fundit përfaqësuesit e lojtarit, duke konfirmuar interesimin e klubit kuqezi. /Oversport.tv