Milani nuk “ndez” përballë Sassuolos, në “Mapei Stadium” nuk ka fitues

Milani ngec sërish në Serie A, këtë herë në javën e parë në sfidën e “Mapei Stadium” përballë Sassuolos. Ekipi i Stefano Piolit nuk bindi me lojë në këtë takim, ndërsa Maignan ishte heroi i kuqezinjve pasi priti një 11-metërsh në minutën e 23.

Nuk ka shumë hapësira për Milanin që në fillimin e takimit me kuqezinjtë që provojnë kryesisht me goditje nga distanca. Rafael Leao krijon rrezikun e parë të vështirë pasi lëshon një predhë në drejtim të portës, por topi nuk gjen kuadratin.

Në minutën e 23 Sassuolo ka shansin e artë të kalojë në avantazh pasi Florenzi shkakton një faull në zonë dhe detyron gjyqtarin e takimit të akordojë një 11-metërsh. Nga pika e bardhë e penalltisë provon Berardi, por sulmuesi italian nuk mposht dot portierin Maignan.

Milani provon të gjejë hapësira, por mbrojtja e Sassuolos është mbyllur mirë. Pioli hedh në fushë edhe forca të freskëta për të ndryshuar rrjedhën e takimit, por Milani i tij duket pa shumë ide dhe nuk arrin dot të krijoj rrezik te porta e Sassuolos. Në minutat e fundit megjithatë, Leao ka një tjetër shans për të prishur ekuilibrat e takimit, por goditja e tij shkon lehtë në duart e Consiglit. Kështu sfida mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0, me të dyja ekipet që ndajnë nga 1 pikë në këtë takim. Pas katër javësh, Milani është në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Sassuolo 5. /oversport.tv

Foto: AC Milan, Twitter