Franck Kessie me shumë mundësi do të largohet nga Milani. Mesfushori ka edhe një vit kontarët dhe deri më tani bisedimet për rinovimin nuk kanë shkuar mirë.
Duke parë këtë situatë, PSG sipas Gazzetta dello Sport është shumë e interesuar për të firmosur me mesfushorin.
Milani i ka ofruar atij 6.5 milion euro në sezon, por nuk mjaftojnë. Menaxheri i Kessie ka qenë i qartë, duke kërkuar 8 milion euro në sezon dhe 2 milion të tjera në formë bonusesh. / oversport.tv