Me mbështetjen e Andriy Shevchenkos, Milani ka menduar të risjellë një fanellë të vjetër, në një edicion special, Manchester 2003 për Ukrainën, e personalizuar Shevchenko 7 dhe e frymëzuar nga ajo që ka veshur ish-sulmuesi kuqezi gjatë finales së Champions League 2002/03 në Mançester.
Në fanellë do të jenë ngjyrat e flamurit ukrainas në shpatulla dhe gjoks, ku do të shkruhet edhe “AC Milan për paqe” dhe simboli i paqes. Përmes Fondacionit Milan të ardhurat e fituara nga kjo fanellë speciale do ti jepen Kryqit të Kuq italian për projektin Ukraina.
Fanellat mund të porositen online në dyqanin zyrtar që nga dita e sotme me çmimin 50 euro, kush dëshiron mund të dhurojë edhe 15, 30 ose 50 euro të tjera.
Ndërkaq për sfidën e radhës në kampionat kundër Empolit janë shitur deri më tani mbi 45 mijë bileta. / Oversport.tv
Foto: AC Milan Facebook
With @jksheva7's support, we designed the "Special Edition – Manchester 2003 for Ukraine" jersey. Pre-order it to support the Ukrainian people ⬇️
Con il sostegno di Sheva abbiamo creato questa maglia Special Edition. Acquistala in pre-order per sostenere la popolazione ucraina ⬇️— AC Milan (@acmilan) March 11, 2022