Milani pranë goditjes së radhës në merkato, pas Pulisic pritet të firmosë edhe një mesfushor

Pasi ka mbyllur marrëveshjen që çon në Milano, Christian Pulisic, Milani po punon për të bërë një tjetër goditje. Këtë herë, bëhet fjalë për Tijjani Reijnders, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Stefano Pioli.

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për mesfushorin holandez që përveç Milanit po kërkohet edhe nga shumë klube të tjera në Europë. Kuqezinjtë kanë ofruar fillimisht 20 milionë euro për kartonin e tij, por AZ Alkmaar e ka refuzuar pasi kërkon 25.

Ditën e ardhshme pritet që të jenë edhe vendimtare për të mbyllur përfundimisht këtë marrëveshje. Edhe vetë Reijnders kërkon të transferohet te Milani, të cilin e shikon si ambientin ideal për të zhvilluar karrierën e tij. /oversport.tv