Milani pranë talentit holandez, parakalon edhe Arsenalin  

Sulmuesi i Club Brugge, Noa Lang është vendosur në qendër të mërkatos pas performacës së mirë që ka bërë me klubin Belg. Sulmuesi 22 vjeçar po ndiqet me kujdes nga disa klube me emër ne Europë, por duket se ekipi më favorit është Milani.

Sipas Nieuwsblad në Belgjikë, Milani ka shfaqur një interesim shumë të lartë për talentin holandez dhe po mendon seriozisht ta afrojë atë në ekip. Megjithatë, të interesuar për të janë edhe dy klubet angleze Arsenal dhe Leeds United, por “kuqezinjtë” konsiderohen si ekipi favorit.

Çmimi i kërkuar nga Club Brugge është të paktën 30 milion euro por shifra mund të rritet edhe më shumë pas performancave që po bën lojtari. Ai ka shënuar deri tani katër gola dhe ka asistuar po katër herë për shokët e ekipit në 13 paraqitje me klubin belg. /oversport.tv