Milani rikthehet te fitorja, Napolin e shpëton VAR-i kundër Sassuolo

Napoli vazhdon të kryesojë në Serie A, por sonte VAR-i i shpëtoi kundër Sassuolo nga humbja. Kryesuesit e Serie A barazuan 2-2 në këtë ndeshje, ndërsa shohin Milanin një pikë larg pasi kuqezinjtë bënë detyrën ndaj Genoa dhe fituan 3-0.

Napoli shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, me Fabia Ruiz dhe Mertesn, ndërsa Scammaca me një supergol e hapi takimin. Një minutë para fundit ishte Ferrari që vendosi baraspeshën, kurse në shtesë Defrel shënoi dhe nuk festoi dot.

VAR dalloi një faull ndaj Rrahmanit dhe Sassuolo nuk i mori dot pikët e plota. Nga ana tjetër Milani u udhëhoq nga Ibrahimovic dhe Messias.

Sulmuesi suedez shënoi që në minutën e 10-të me një goditje dënimi, kurse në shtesën e pjesës së parë braziliani Messias dyfishoi. Sulmuesi anësor realizoi me shumë qetësi edhe golin e tretë për Milanin, që pret lajme nga Kjaer që u dëmtua në gju në minutat e para dhe shpresohet të mos ketë diçka serioze.

SERIE A – JAVA 15
E mërkurë, më 1 dhjetor, ora 20:45

Genoa-Milan 0-3
Shënues:
Ibrahimovic 10’, Messias 45+2’, 61’
Sassuolo-Napoli 2-2
Shënues:
Scamacca 71’, Ferrari 89’,  / Fabian Ruiz 51’, Mertens 60’

/ oversport.tv