Milani dhe Interi do të bëjnë debutimin e tyre sezonal në Ligën e Kampioneve mbrëmjen e sotme. Kampionët e Italisë do të presin në “San Siro” në orën 21.00 rekordmenët e kontinentit në këtë kompëticion, Realin e Madridit, në atë që mund të konsiderohet si ndeshja më interesante e ditës së sotme.
Zikaltërit e Inzaghit kërkojnë të nisin me këmbën e mbarë aventurën e tyre në turneun më të rëndësishëm europian për klube, duke synuar maksimin përballë spanjollëve të drejtuar nga Ancelotti.
Pas 7 vitesh të gjata, Milani rikthehet të luajë në Champions dhe debuton në “Anfield” përballë vendasve të Liverpool, në një takim që padiskutimin mund të konsiderohet një klasike e këtij kompeticioni. Të dyja skuadrat kanë shkruar histoninë e këtij turneu, prandaj spektakli në këtë sfidë është i garantuar.
A 🤤 menu to finish Matchday 1!
Pick 3 teams to win on Wednesday 👇#UCL pic.twitter.com/paxyhRtNEI
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 15, 2021
Besiktas-Dortmund dhe Sheriff Tiraspol-Shakhtar Donetsk janë dy takimet hapëse të ditës së sotme, pasi do të luhen në orën 18.45.
Atletico Madrid-Porto është një tjetër duel interesant i kësaj të mërkure në Ligën e Kampioneve, ndërsa milionerët e PSG-së do të debutojnë në këtë turne në transfertën kundër Club Brugge.
Manchester City i Guardiolës do të presë në shtëpi gjermanët e Leipzig, ndërsa në Lisbonë, Sportingu Vendas do të luajë kundër Ajaksit. /Oversport.tv