Milani rrit ofertën, eksperti i merkatos zbulon detaje për tratativat me Kessie

Milani po bën sa mundet të nënshkruajë një kontratë të re me Franck Kessie, të cilit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni.

Deri më tani bisedimet nuk kanë shkuar si duhet, për shkak se kërkesat e menaxherit të futbollistit nga Bregu i Fildishtë janë të larta.

Ganliuca Di Marzio raporton se Milani e ka rritur ofertën. Kuqezinjtë i ofrojnë Kessie 6.5 milion euro në sezon, por sërish palët mbeten larg.

Kërkesa e përfaqësuesit të mesfushorit është për një pagë rreth 9 milion euro dhe për momentin te Milani nuk janë të gatshëm ta ofrojnë. / oversport.tv