Milani shikon nga e ardhmja, Maldini hidhet në sulm për talentin spanjoll

Paolo Maldini është i fokusuar të forcojë ekipin e Milanit në merkaton e janarit jo vetëm për sezonin aktual, por edhe për të ardhmen. Së fundmi drejtuesit kuqezi janë interesuar për shërbimet e talentin të Las Palmas, Alberto Moleiro.

I lindur në vitin 2003, Moleiro është një mesfushor me tipare sulmuese dhe tiparet e tij konsiderohen si të duhurat për Milanin dhe futbollin italian. Ai ka një kontratë me klubin spanjoll deri më qershor të vitit 2023.

Ndërkohë problemi i vetëm që po konsiderohet nga Milani është klauzola e lojtarit. Për ta liruar nga kontrata me Las Palmas drejtuesit milanistë duhet të paguajnë 10 milionë euro. Megjithatë, sipas mediave spanjolle, Milani po tenton të ulë çmimin për ta afruar sa më parë lojtarin. /oversport.tv