Milani “shkërmoqet” kundër Sassuolo, Bologna ia del ndaj Spezia

Humbja e dytë e Milanit në Serie A dhe hija e Interit tashmë është më pranë. Kuqezinjtë u mposhtë 1-3 nga Sassuolo në “San Siro”, edhe pse shënuan të parët me anë të mbrojtësit Romagnoli pas një goditjeje këndi.

Festa zgjati shumë pak, pasi Scamacca realizoi një kryevepër nga distanca dhe i barazoi shifrat. Më pas Kjaer devijoi një top në zonë dhe Sassuolo kaloi në avantazh, duke i befasuar të gjithë.

Milani gaboi më pas edhe te goli i tretë, i realizuar nga Berardi në minutën e 66-të. Me 1-3 praktikisht gjithçka u mbyll dhe Sassuolo iu gëzua tre pikëve në “San Siro”.

Bologna rikthehet te fitorja dhe arkivon edhe tre pikë të tjera, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Spezia në transfertë. Ekipi i Mihajlovic iu fal sulmuesi Arnautovic, i cili në fund shënoi me penallti dhe i dhuroi fitoren skuadrës së tij.

SERIE A – JAVA 14

Milan-Sassuolo 1-3
Shënues:
Romagnoli 21’ / Scamacca 24’, Kjaer (aut.) 33’, Berardi 66’

Spezia-Bologna 0-1
Shënues:
Arnautovic (pen.) 83’

/ oversport.tv