Milani shumë larg, Barcelona ofertë super për Mazraoui të Ajax

Noussair Mazraoui, anësori i krahut të djathtë, nuk do të rinovojë me holandezët e Ajax dhe pas tij janë vënë disa klube. Mes tyre edhe Milani e synon, por duket se do ta ketë shumë të vështirë pas ofertës së fundit që i ka bërë Barcelona.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, katalanasit i kanë ofruar mbrojtësit të krahut të djathtë 5 milionë euro në sezon, shifër që Milani nuk mund ta japë në situatën aktuale edhe sepse do të prishte shumë balanca në ekip.

Kështu katalanasit duken para tyre në garën për Mazraoui, që lakohet si objektiv edhe për Bayern Munich. Gjermanët kanë pasur një kontakt me Mino Raiola për të dhe tani do të shihet nëse do të bëjnë ose jo një ofertë për të. / oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Facebook