“Milani tregon fytyrën e tij”, Stefano Pioli trajneri i muajit në Serie A

Stefano Pioli është përzgjedhur “Trajneri i Muajit” për majin nga Lega Calcio Serie A, gjykuar nga rezultatet dhe lojërat që kanë bërë skuadrat.

Pioli do ta marrë këtë çmim para ndeshjes Sassuolo-Milan, që do të zhvillohet të dielën dhe do të transmetohet në Oversport përmes platformës Tibo prej orës 18:00.

“Në të gjithë kampionatin, por mbi të gjitha në momentin më deciziv të kampionatit, Stefano Pioli ka transmetuar forcë mendore dhe qetësi te një grup i ri lojtarësh, siç është ai kuqezi.

Falë fitoreve kundër Fiorentina, Hellas Verona dhe Atalanta ata kanë arritur të kalojnë Interin në garën për titullin kampion.

Milani i muajit maj ka demonstruar vendosmërinë dhe idetë e tij teknike”, ka thënë mes të tjerash Luigi De Siervo, administratori i deleguar i Lega Serie A. / oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)