Milani vuan ndaj 9 lojtarëve, ndjek nga kreu Roma-Napoli

Milan ka mposhtur me vështirësi ekipin e Bolognas edhe pse me 9 lojtarë. Ekipi i Piolit vuajti jo pak gjatë takimit, por në fund arriti të merrte fitoren duke çuar tre pikët në shtëpi.

Pjesa e parë nisi në mënyrën më pozitive për Milanistët të cilën në fillimin e takimit gjetën rrugën e rrjetës me Rafael Leao. Francezi u ndihmua edhe nga devijimi i topit nga mbrojtja e Bolognës për ta çuar rezultatin në 1-0. Pak minuta më vonë vendasit do të mbeteshin me 10 lojtarë pas një faulli që Soumaoro bëri ndaj Leaos.

Për të dyfishuar rezultatin mendoi Davide Calabria që përfitoi nga hapësira në hyrje të zonës. Ai goditi në cepin e portës duke e çuar rezultatin në 2-0.

Pjesa e dytë nisi ndryshe nga sa pritej. Edhe pse me 10 lojtarë, Bologna barazoi gjithçka në tre minuta. Autogoli i Ibrahimovic dhe goli i Barrow vendosën barazpeshën në Dall’ Ara.

Më pas do të ishte përsëri arbitri Valeri që do të nxirte nga xhepi një tjetër karton të kuq për ekipin e Bolognas duke e lënë me 9 lojtarë. Gjithçka u duk se po bëhej me e lëhtë për Milanin, por përsëri rastin e rradhës e kishte ekipi i Bolognës pa mundur ta çojë më tej surprizën.

Megjithatë, Milani kërkoi avantazhin deri në fund dhe në minutat e fundit të kohës së rregullt, Bennacer me një goditje fluturimthi, e largoi sikletin nga ekipi i Milanit duke e çuar rezultatin në 3-2. Vulën përfundimtare e vendosi Zlatan Ibrahimovic që e çoi rezultatin në 4-2 duke rregjistruar edhe rezultatin final në tabelë.

Kështu, Milani ngjitet në vendin e parë në pritje të sfidës Roma-Napoli, me shpresën se ekipi i Spalletit do të pësojë humbjen e parë.

 SERIE A – JAVA E 9-TË
BOLOGNA-MILAN 2-2
Shënues:
Leao 16’, Calabria 35’, Bennacer 84’, Ibrahimovic 90’ / Ibrahimovic (autogol) 49’, Barrow 52’