Milanistët të qartë me Donnarumman: Nuk do të jesh kurrë i mirëpritur

Largimi i Donnarumma nga Milani në drejtim të PSG duket se po djeg ende në rradhët e tifozëve të Milanit. Portieri i kombëtares italiane dhe PSG ndodhet në Milano për ndeshjen që Italia do të luaj kundër Spanjës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Kështu, tifozëria zyrtare e Milanit, Curva Sud nuk e ka humbur mundësinë për të hapur një banderolë të madhe drejtuar Donnarummas. Jo shumë larg hotelit ku ndodhet kombëtarja Italiane ata kanë shpalosur banderolën ku shkruhet: “Donnarumma në Milano nuk do të jesh kurrë i mirëpritur. Njeri m …”.

Ditë më parë Donnarumma u shpreh në një intervistë se ai do të jetë gjithmonë një tifoz milanist dhe kërkoi nga ata të mos provokohej. Megjithatë duket se fjalët e gardianit të portës italiane kanë rrënë në vesh të shurdhët. / oversport.tv