Milanit i kthehen sulmuesit, Giroud është gati për sfidën me Veronën

Lajme të mira vijnë nga infermieria për Sefano Piolin, që për ndeshjen e së shtunës së ardhshme kundër Veronës në kampionat, do të ketë në dispozicion dy sulmuesit Olivier Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic.

Sinjalet që vijnë nga Milanello janë inkurajuese: suedezi është çdo ditë e më mirë, ka vazhduar stërvitjet individuale dhe të martën pritet t’i bashkohet grupit për ndeshjen kundër Veronës, ndërsa Giroud ka kaluar shqetësimin në shpinë dhe është gati për t’iu bashkuar grupit.

Me rikthimin e tyre, tekniku i Milanit rigjen mbi 700 gola të shënuar me klubet (503 Zlatan dhe 223 Giroud), por lajmet e mira nuk vijnë vetëm për repartin e avancuar.

Tiemoue Bakayoko dhe Rade Krunic po përfundojnë rehabilitimin dhe shumë shpejt do të jenë në dispozicion të teknikut, duke i ofruar më shumë alternativa në mesfushë.

Ndalesa e tyre ka qënë e gjatë dhe kanë nevojë për pak kohë që të arrijnë formën optimale, por mund të grumbullohen për ndeshjen kundër Portos në 19 tetor.

Në të njëjtën datë, Ibra mund të gjejë më në fund një vend në formacionin titullar të Milanit. Suedezi nuk ka debutuar akoma në Champions këtë sezon. / Oversport.tv