Miliarderët i prishin punë Milanit, Botman mund të shkojë në Angli

E ardhmja e Sven Botman mund të marrë një rrjedhë krejt ndryshe nga ajo që pritej. Te Milani kanë nisur të shqetësohen për mbrojtësin i cili kohët e fundit është parë si një transferim i sigurt te kuqezinjtë.

Në garë për mbrojtësin e Lille janë future edhe miliarderët e Newcastle United. Ekipi ishullor i ka të gjitha resurset ekonomike për të bindur mbojtësin që t’i bashkohet “qymyrxhinjve”.

Si rrjedhojë, ata i kanë ofruar ekipit të Lille plot 35 milionë euro. Kështu, në rast se arrihet një marrëveshje ekonomike bazuar edhe mbi atë që kërkon ekipi francez, Milani mund të mbetet “thatë”. /oversport.tv