Miliarderi Kretinsky bëhet pjesë e klubit, blen 27% të aksioneve të West Hamit

Investitorë të rinj bëhen pjesë e klubit anglez të West Hamit, që pas këtij fillimi shumë të mirë në fushën e blertë, blindon edhe situatën financiare.

Klubi i West Hamit përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tij zyrtare në Twitter, ka bërë të ditur që grupi i investimeve çekë 1980 Holdings ka mbyllur me sukses blerjen e 27% të aksioneve të klubit.

Manjati Daniel Kretinsky, në rolin e presidentit të 1980 Holdings, dhe kolegu i tij Pavel Horský, bëhen anëtarë të këshillit administrues të WH Holding Ltd. /Oversport.tv