Milinkovic-Savic: Kemi nevojë për tifozët, me ta bëhet me e lehtë të fitorja

Lazio-Torino është sfida që do të luhet të shtunën në mbrëmje në “Olimpico” dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Në ndeshjen e fundit mes dy skuadrave të përfunduar në barazimin (në vitin 2018), për bardhekaltërit shënoi Milinkovic-Savic.

Serbi kujton atë gol në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Lazios: “E kujtoj shumë mirë golin dhe momentin e gjuajtjes. Nuk e di nëse ishte goli im më i bukur me fanellën e Lazios, sepse fatmirësisht kam shënuar shumë, por sigurisht që është një nga golat që mbaj mend edhe sot.

Atëherë kishte shumë tifozë dhe jam i sigurt se edhe nesër do të jenë shumë tifozë në stadium. Kemi nevojë për tifozët, me ata është gjithmonë më e lehtë të luash dhe të fitosh”, ka thënë Milinkovic-Savic. / Oversport.tv