Pas fitores 3-2 në Derby, autori i parë i golit Milinkovic Savic është ndalur përpara mikrofonit për të komentuar ndeshjen.
Serbi u shpreh i lumtur për rikthimin e tifozave në derbi: “Ne me të vërtetë kishim nevojë për tifozët tanë. Ata erdhën në numër dhe ne u dhamë atyre një lojë të mrekullueshme, në mënyrë që ata të festojnë dhe të kthehen në shtëpi të lumtur.”
Përsa i përket golit të shënuar mesfushori serb u shpreh shumë i lumtur: “Më në fund luajtëm një lojë të shkëlqyeshme, shumë më mirë se ndeshjet e mëparshme. Na duhej një fitore në derbi për të ecur përpara me një ndjenjë dhe besim tjetër.
Kam shënuar shumë gola të rëndësishëm, por është i treti në derbi dhe do të përpiqem të shënoj edhe më shumë në të ardhmen.”
Ndërkohë në fjalën përmbyllëse serbi nuk i kurseu as kritikat për ekipin e vet: “Ne duhet të përmirësohemi shumë, pasi kur shënojmë një ose dy gola humbasim urinë dhe skuadra tjetër rikthehet në ndeshje. Ne duhet të punojmë vërtetë shumë për të ruajtur qëndrueshmërinë”. / oversport.tv