Skuadra e Paris Saint-Germain me të gjithë yjet e saj, do të veshë rroba të stiluara nga firma Christian Dior duke filluar që nga ky sezon.
Klubi francez ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me markën simbol të modës franceze dhe gjatë kësaj kohe Dior do të furnizojë garderobën zyrtare të klubit.
Është hera e parë që stilisti bën rroba për një klub sportiv. Nga ato që ka deklaruar drejtori artistik, rrobat do të kenë ngjyrat e skuadrës dhe një tonalitet të bërë enkas për PSG.
Për versionin “casual” është parashikuar një xhup në stilin Harrington, një pulovër dhe një bluzë polo me inizialet “CD Icon”.
Xhup, shall Kashmiri dhe çanta të firmosura janë planifikuar për veshjet e dimrit. Milionerët Messi, Neymar dhe Mbappe tashmë “vishen firmato”./Oversport.tv