Norwich ka shkarkuar trajnerin dhe stafin e tij pas fitores së parë që arriti kundër Brentford. Tashmë Milot Rashica dhe shokët e tij presin të mësojnë se kush do të jetë pasuesi i Daniel Farke.
Mediat në Britaninë e Madhe bëjnë me dije se ai që ka më shumë shanse të marrë drejtimin e Norwich është Frank Lampard, i papunë që prej shkarkimit nga Chelsea në mes të sezonit të shkuar.
Emra të tjerë që lakohen dhe mund të merren në konsideratë janë Lucien Favre, Steve Bruce i shkarkuar nga Newcastle së fundmi dhe John Terry. / oversport.tv