Miloti: Duam një sulmues, jemi në bisedime me Balaj! Nuk largohet asnjë nga Vllaznia

Drejtori sportiv i Vllaznisë, Auron Miloti ka folur për Oversport në prag të sfidës që shkodranët do të luajnë kundër Partizanit. Drejtuesi i klubit shkodran ka folur për merkaton e kuqebluve.

“Është hapur merkato, duam përforcime në sulm dhe shpresojmë që të realizohen ato që kemi planifikuar. Balaj rikthehet? Jemi në negociata shpresojmë në diçka pozitive, por nuk ka akoma diçka zyrtare. E vetmja ndërhyrje është në sulm, por presim.

Nuk ka largime nga Vllaznia, pasi të gjithë lojtarët janë në kontratë deri në qershor. Ka bisedime dhe mund të ketë lëvizje nëse vjen ndonjë ofertë interesante”, ka thënë Miloti. / Oversport.tv