Milwaukee Bucks tregojnë muskujt, thyejnë për të tretën herë Chicago Bulls

Milwaukee Bucks janë shumë të fortë për Chicago Bulls. Kampionët në fuqi e kanë çuar serinë e playoff 3-1, pasi sot ia dolën të fitojnë me rezultatin 119-95 kundër “Demave”. Bucks ishin më lartë në të katër periodat, duke treguar supermacinë e tyre, por në të dytën (+12) dhe të katërtën (+8) e bënë diferencën ndaj Bulls.

Giannis Antetokounmpo ishte i papërmbajtshëm, duke shënuar 32 pikë, 7 asiste e 17 rebound. Sigurisht ai kishte mbështetjen edhe të shokëve të tjerë të skuadrës. Jrue Holiday ishte gjithashtu fantastik, me 26 pikë e 8 asiste, kurse Grayson Allen realizoi 27 pikë.  Një dorë ua dha edhe Bobby Portis, autor i 14 pikëve dhe 10 rebound-eve.

Zach LaVine (24 pikë, 13 asiste, 5 rebound) dhe DeMar DeRozan (23 pikë, 3 asiste, 5 rebound) kishin edhe mbështetjen e Patrick Ëilliams (20 pikë, 10 rebound), por kundër Milwaukee Bucks të Giannis nuk ishte e lehtë për të fituar dhe tashmë kualifikimi bëhet edhe më i vështirë për Bulls. / oversport.tv

Foto: Milwaukee Bucks, Twitter