Milwaukee dhe Golden State e nisin me fitore, munden Lakers me “yjet” e saj

Në natën e parë të sezonit të ri të NBA, protagonistët kamë qenë Antetokounmpo dhe Steph Curry. Greku ka shënuar 32 pikë në fitoren 127-104, që Milwaukee Bucks arriti përballë Brooklyn Nets të Durant dhe Harden.

Ndërsa “ylli” i Warriors ka firmosur “Triple Double” (kur pikët, asistet dhe Rebounded janë në numra 2 shifrorë) e parë të sezonit dhe udhëheq Golden State në fitoren 121-114 përballë Los Angeles Lakers të LeBron James, Davis dhe Westbrook.

MILWAUKEE BUCKS-BROOKLYN NETS 127-104

Milwaukee Bucks, kampionët në fuqi të NBA, kanë mposhtur 127-104 Brooklyn Nets, rivalët kryesorë për të fituar titullin në Konferencën e Lindjes dhe kanë shpallur menjëherë kandidaturën si skuadra pretendente për fitimin e titullit të madh edhe këtë sezon.

Me 32 pikë të shënuara Antetokounmpo, ka qenë më i miri i takimit, ndërsa Middleton dhe Connaughton kanë shënuar nga 20 pikë. Nets-ave nuk u mjaftojnë 30 pikët e Durant dhe 20 pikët e Harden për të fituar këtë sfidë.

LOS ANGELES LAKERS-GOLDEN STATE WARRIORS 114-121

Edhe Golden State Warriors i jep mesazhin e vet me zë të lartë NBA: dinastia nuk ka përfunduar akoma. Djemtë e Steve Kerr fitojnë në “Staples Center” 121-114 përballë Los Angeles Lakers, që nuk arrijnë të festojnë me fitore debutimin e “tre të mëdhenjve”, Westbrook, LeBron James dhe Anthony Davis.

Përveç Curry që regjistron “Triple Double” (21-10-10) në karrierë, edhe Poole me 20 pikë ka lënë shenjën e vet në këtë sfidë. LeBron shënon 34 pikë, ndërsa Davis 33, por nuk mjaftojnë që Lakers të fitojnë përballë Golden State. /Oversport.tv