Mino Raiola: Donnarumma nuk është tradhtar, Pogba e ka në zemër Torinon

Në një intervistë të dhënë për televizionin Rai, Mino Raiola ka dhënë mendimin e tij në lidhje me disa tema, nga FIFA tek shitja e Donnarummas, madje edhe për të ardhmen e Pogba:

“FIFA e konsideron veten si pronaren e futbollit dhe do të bëjë Kampionatin Botëror çdo dy vjet. Por FIFA nuk është pronarja e asnjë futbollisti. Është një organ që krijon vetëm polemika dhe duhet të ndyshojë totalisht.

Agjentët nuk janë e keqja e futbollit, ashtu siç pretendohet. Nëse blen një Rolls Royce dhe nuk ecën, nuk është faji i shoferit. Nëse pronarët e klubeve nuk dinë ti drejtojnë ato, çfaj kemi ne agjentët”-ka thënë agjenti i njohur.

Mino Raiola ka folur edhe për transferimin e Donnarummas: “Më erdhi keq për mënyrën si u trajtua Gigio. Ai bëri një zgjedhje jete, nuk kishte tradhti. Mund të ishte larguar edhe 4 vite më parë, por nuk e bëri. E kërkoi Juventusi? Besoj se drejtuesit bardhezi janë bërë pishman që nuk e morën”.

Në fund edhe dy fjalë për Pogba: “Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm. Do të flasim me Manchesterin dhe do të shohim. Por ju them me siguri se Torino i ka mbetur në zemër”-ka përfunduar agjenti i famshëm Mino Raiola.