Mino Raiola humb një tjetër lojtar, ylli i Napolit nuk e do më si agjent

Mino Raiola duket se do të humbasë një tjetër lojtar nga ekipi i Napolit. Mbrojtësi grek, Kostas Manolas po mendon të ndryshoj përfaqësues.

Sipas asaj që raporton “Radio Kiss Kiss Napoli” greku nuk është i kënaqur me punën e agjetin të tij dhe po mendon ta ndryshojë. Sipas medias napoletane, ende nuk bëhet i ditur emri i agjentit të ri, por pritet të jetë nga Napoli.

Më parë, Mino Raiola ka humbur një tjetër lojtar të Napolit. Ish-kapiteni Marek Hamsik vendosi të ndërpriste marrëdhënien e tij me agjentin e njohur italian për shkak të problemeve që po hapte në rinovimin e kontratës me Napolin. /oversport.tv