Miqësoret e marsit: Lista e Kosovës, Giresse nuk e rikthen Arbër Zenelin

Alain Giresse do të debutojë në fund të këtij muaji në krye të Kosovës. Tekniku francez ndërkohë ka përzgjedhur edhe lojtarët që do të ketë në dispozicion.

Dardanët ndeshen më 24 mars me Burkina Faso në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ndërsa më 29 mars me Zvicrën në Cyrih.

Në listën e publikuar bie në sy mungesa e Arbër Zenelit, i cili ka kaluar një dëmtim të rëndë te Reims dhe ka vetëm një muaj që është kthyer dhe po merr minuta.

Ndeshjen e fundit me Kosovën ai e ka luajtur në fund të marsit të vitit 2021, në duelin e humbur në transfertë me Spanjën. / oversport.tv

Foto: ffk-kosova.com