Miqësorja: Kriza e Kosovës nuk mbaron, thyhet në Prishtinë nga Jordania

Kosova po kalon një moment jo të mirë dhe shkarkimi i Bernard Challandes nuk ka sjellë ndryshim të rezultateve. Dardanët janë mposhtur ditën e sotme me rezultatin 0-2 në miqësore nga Jordania dhe konfirmojnë krizën e rezultateve.

Faisal e ndëshkoi Kosovën me një goditje nga distanca, me topin që mori edhe një devijim dhe përfundoi në rrjetë. Skuadra e Gliha u mundua të reagonte dhe rastet për të shënuar i pati.

Në fillim të pjesës së dytë Muriqi u ndalua nga shtylla pingule. Sulmet e Kosovës në vazhdim nuk gjetën finalizim dhe nga ana tjetër Jordania ishte më konkrete.

Al Daradreh ndëshkoi sërish Dardanët, pesë minuta para fundit të ndeshjes, pas një gabimi të Mërgim Vojvodës. Jordania iu afrua edhe golit të tretë, por pa sukses. Kosova sulmoi deri në fund, por pa mundur të shënojë gol.

Kosovë-Jordani 0-2
Shënues:
Faisal 18’, Al Daradreh 85’

/ oversport.tv