Miqësorja ndaj Katarit, publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë

Shqipëria do të përballet në orën 18:30 me Katarin dhe në prag të kësaj sfide trajneri Edoardo Reja ka zgjedhur edhe formacionin zyrtar me të cilin kuqezinjtë do të paraqiten. Kështu, porta i është besuar gardianit të Laçit, Mario Dajsinani.

Në mbrojtjen me tre janë përzgjedhur Gurishta, Janku dhe Turkaj. Linjat anësore ndërkohë do të mbulohen nga Hadroj në të djathtë dhe Esin Hakaj në krahun e majtë.

Në qendër të mesfushës do të aktivizohen Rrapaj, Ujka dhe Kallaku, ndërsa sulmi do të përbëhet nga Tedi Cara dhe Kristal Abazaj. /oversport.tv