Mirante: E pranova menjëherë ofertën e Milanit, jemi “kockë e fortë” për këdo

“Përshtypjet e mia janë pozitive, veçanërisht për mënyrën se si erdhi ky bashkim. Vij tek Milani i vetëdijshëm për atë që duhet të bëj”. Këto janë fjalët e para si lojtar kuqezi të Antonio Mirantes, që u ble nga “djalli” pas dëmtimit të Maignan.

Portieri, që ishte lojtar i lirë pas eksperiencës së fundit tek Roma, ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit. “Tratativa ishte shumë e shpejtë dhe pranova menjëherë ofertën e Milanit. Nuk kishte asgjë për të diskutuar. I uroj shumë fat Mike, e presim që të vijë shumë shpejt”, ka vazhduar Mirante në mediat zyrtare të Milanit.

“Sjell ke Milani edhe cilësi njërezore. Kjo skuadër ka shumë entuziazëm dhe mund ti hapë probleme çdo kundërshtari. Me Piolin nuk kemi punuar më parë, por gjithmonë më ka dhënë përshtypjen e një trajneri të përgatitur.

Jam i sigurtë se nuk do të kem vështirësi për tu përshtatur në grup. Besoj se Dida (përgatitësi i portierëve) mund të më japë akoma shumë dhe mund të rregullojë difektet e mia. Jam shumë i lumtur që jam bashkuar me Milanin. Mezi pres që të shoh tifozët në “San Siro” të shtunën”, ka përfunduar portiere, duke iu dhënë një mesazh tifozëve kuqezi. / Oversport.tv