Pas Realit të Madridit, edhe Barcelona planifikon të rikonstruktojë stadiumin “Camp Nou”. Është miratuar projekti Espai Barça, pjesë e së cilit është edhe rinovimi i stadiumit mitik, që kap vlerën e 1.5 miliard eurove.
Aksionarët e klubit të Barcelonës kanë miratuar një projekt të ri për të investuar në strukturat e klubit (stadiumi Camp Nou dhe pallati i sportit “Palau Arena”): punimet do të fillojnë sezonin e ardhshëm dhe do të përfundojnë brenda vitit 2025.
“Espai Barça nuk është më një ëndërr për tifozët e Barcelonës, por do të bëhet një realitet brenda 5 viteve. Shumica e anëtarëve të klubit miratuan referendumin për të ratifikuar vendimin e marrë nga Asambleja e delegatëve, për ti dhënë dritën jeshile projektit Espai Barça.
Barcelona tregon se është një klub shumë aktiv dhe i gjithë komuniteti blaugrana është i vetëdijshëm për rëndësinë e Espai Barça për të ardhmen ekonomike dhe sportive të klubit”, shkruhet në njoftimin e klubit spanjoll. /Oversport.tv
🔵🔴 BARÇA REFERENDUM
This is Espai Barça, approved today by FC Barcelona's members. Thank you, Culers! pic.twitter.com/uF3xlG5wuG
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 19, 2021