Komiteti teknik shkencor (CTS) ka miratuar protokollin e ri, që u vendos në mbledhjen mes Qeverisë dhe Autoriteteve Rajonale, ku morën pjesë edhe krerët e Coni-t dhe Lega Serie A.
Protokolli i ri, që parashikon mes të tjerash që të bllokohet i gjithë grupi i skuadrës nëse arrihet një numër të infektuarish më i lartë se 35% e të gjithë grupit, ka si objektiv që të vendosë rregulla të sigurta, për të trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë dhe të japë siguri për vazhdimin e aktiviteteve sportive.
Dokumenti saktëson se personat pozitivë duhet të qëndrojnë në izolim dhe të monitorohen në bazë të rregullave aktuale.
Kontaktet me rrezik të lartë, pavarësisht gjendjes së vaksinimit, duhet të bëjnë testin antigjenik çdo ditë për të paktën 5 ditë dhe janë të detyruar që të vendosin maskën Ffp2, duke përjashtuar rastin kur kryejnë aktivitet fizik. / Oversport.tv