Mirel Josa debuton me fitore ndaj Skënderbeut, Guindo heroi i Laçit

Frymëmarrje te Laçi, që me Mirel Josën në stol si debutues me bardhezinjtë, kaq triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 kundër Skënderbeut që zhytet në fund.

Kurbinasit u hodhën në sulm që në fillim, duke rrezikuar me Zylifiun dhe Lushkjen. Portieri Rexhepi ishte në lartësinë e duhur në të dyja rastet, ndërsa më pas u dorëzua pasi Laçi fitoi një penallti.

Saliou Guindo nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë. Në shtesën e pjesës së parë Lushkja, i cili fitoi 11-metërshin, u ndal nga trau i portës.

Laçit i duhej edhe goli i qetësisë dhe sërish Guindo që e çoi topin në rrjetë, pasi shmangu në zonë dy mbrojtës kundërshtarë. Harmon, i aktivizuar më pas, kishte mundësinë të shënonte edhe të tretin, por u ndal nga portieri Rexhepi.

Gjithsesi te Laçi u gëzohen tre pikëve, që janë shumë të rëndësishme për ta. Kurbinasit numërojnë tetë pikë në klasifikim, kurse korçarët vetëm tre dhe renditen në vendin e fundit në klasifikim.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 7
LAÇI-SKËNDERBEU 2-0
Shënues:
Guindo (pen.) 39’, 65’

/ oversport.tv