Mirlind Daku ylli i javës në Kroaci, në “top11” edhe mbrojtësi i Shqipërisë

Dy shqiptarë në formacionin e yjeve në Kroaci. Lirim Kastrati, Ardian Ismajli dhe Myrto Uzuni përfshiheshin shpesh dy sezone më parë, ndërkohë që tani është rikthyer Jon Mersinaj dhe risia është Mirlind Daku.

Qendërmbrojtësi i Lokomotiva Zagreb mungoi për një kohë të gjatë për shkak të dy operimeve të kryera. Ish-mbrojtësi i Laçit është vlerësuar pozitivisht në ndeshjen e fundit.

Ai ishte titullar në ndeshjen që skuadra e tij e humbi kundër Sibenik, por Sofascore e ka përfshirë në më të mirët e javës me notën 8.1.

Mirlind Daku ndërkohë ka marrë vlerësimin më të artë, 8.5, pas dy golave që shënoi në fitoren 3-2 që Osijek mori kundër Gorica.

Sulmuesi i Kosovës, që për pak kohë ka luajtur në Abissnet Superliga me Kukësin, barazoi dy herë ndeshjen dhe në minutat shtesë Osijek realizoi edhe golin e fitores. / oversport.tv

Formacioni me i mire i javes se 9-te ne Kroaci